
Nervozohet deputetja Albulena Haxhiu, do t’i përzë këshilltarët e Devollit nga Kuvendi.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu u nervozua gjatë raportimit që Blerim Devolli po bën në Komisionin Hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala.
Ajo akuzoi këshilltarët e pronarit të Z Mobile se po tallen me deputetët e komisionit.
Haxhiu duke i pyetur keshilltarët e Devollit se a kanë punuae ndonjëherë në qeveri, ata filluan të qeshin.
Pas kësaj ajo i pyeti se a dëshirojnë të dalin jashtë.
Haxhiu ka kritikuar edhe Visar Ymerin se si kryesues po i lejon ata të tallin deputetët e Komisionit.