Ballina Lajme nacionale Albin Kurti vendos në zyrë flamurin e Shqipërisë, krah atij të Kosovës...

Albin Kurti vendos në zyrë flamurin e Shqipërisë, krah atij të Kosovës (FOTOT)

100
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Në intervistën e tij të parë si kryeministër i Kosovës, Albin Kurtit i ka dalë edhe detaji ndryshe në zyrën e tij.

Ai ka vendosur krah flamurit të Kosovës, edhe atë kuqezi të Shqipërisë. Ai e ka paralajmëruar një gjë të tillë kur shprehej se flamuri i vërtetë i gjithë shqiptarëve është ai me shqiponjë të zezë dhe fushë të kuqe, dhe jo ai verdheblu pasi ai ishte i Europës dhe jo i Kosovës.

Duket se Kurti do ta përdorë edhe flamurin kuqezi por në mbledhjen e tij të parë të qeverisë nuk është parë asnjë simbol i Shqipërisë por vetëm i Kosovës. Po ashtu në  takimin e ditës së djeshme me ambasadorin amerikan Kosnett, Kurti nuk e kishte flamurin kuqezi por vetëm atë të Kosovës.

Një gjë të tillë nuk e ka bërë Haradinaj më parë ku në takimet e tij zyrtare apo intervista përdorte vetëm flamurin kosovar. Pritet të shihet nëse Kurti do të vijojë ta përdorë flamurin shqiptar në takime zyrtare ose intervistat e radhës.

---- ----
----
-----
-----