Ballina Lajme nacionale Albin Kurti thotë se s’do trajtojë Bosnjën si Serbinë

Albin Kurti thotë se s’do trajtojë Bosnjën si Serbinë

21
SHPËRNDAJE

Kurti, thotë, s’mund ta trajtoj Bosnjën si Serbinë.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, tha se ndërsa Bosnja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ai nuk mund ta trajtojë këtë vend në po të njëjtën mënyrë si Serbinë.

“Unë nuk mund ta trajtoj Bosnjën njësoj si Serbinë, edhe pse Bosnja nuk e njeh Kosovën,” tha Kurti, raporton N1 TV me qendër në Sarajevë.

Kurti ka paralajmëruar negociata për heqjen e vizave për qytetarët e BeH. Ai tha në emisionin Pressing, i cili do të emitohet sonte, se menjëherë do të fillojë bisedimet me Sarajevën për heqjen e vizave, për të cilën tha se prek qytetarët dhe jo politikanët.

“Të gjithë në politikë gjejnë një mënyrë për të zgjidhur problemet e tyre, ndërsa qytetarët, për të cilët duhet të kujdesen këta politikanë, ata vuajnë më së shumti. Prishtina dhe Sarajeva do të krijojnë një urë të re, e cila deri më tani nuk ka qenë, sepse mendoj se edhe boshnjakët në Kosovë, por edhe shqiptarët në Bosnje, ne jemi pjesë e një rajoni,” tha Kurti, duke shtuar se do të kërkojë që të zgjidhë këtë problem.