Ballina Lajme nacionale Albin Kurti takon Hashim Thaçin: S’ka qeveri të re, pa zgjedhje të...

Albin Kurti takon Hashim Thaçin: S’ka qeveri të re, pa zgjedhje të reja

27
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pas përfundimit të takimit me presidentin Hashim Thaçj tha se në këtë takim kanë shprehur bindjen se Kushtetuta e Kosovës nuk krijon mundësi në kontekstin aktual politik të ketë qeveri të re, pa Kuvend dhe zgjedhje të reja.

Kurti, i cili ishte i shoqëruar në takim me dy këshilltarë ligjor tha se në këtë takim kanë shprehur qëndrimin që besojnë se është i drejtë dhe i vetmi në bazë të Kushtetutës, se nuk mund të kalohet dikur tjetër duke e shpërfillur nenin 82, pikën 2 të Kushtetutës, që thotë se pas një mocioni të mosbesimit ajo që ngelet është të shkohet në zgjedhje.

----

Sipas tij, presidenti Thaçi u zotua se do ta respektojë Kushtetutën, ligjin dhe praktikat e mëhershme.

Kryetari i VV-së theksoi se presidenti nuk duhet të merret me emra njerëzish e partish, por me data për zgjedhje të reja në kalendarin e këtij viti.

“E di që ndodhemi në betejën kundër virusit korona dhe kjo mund ta shtyjë ca datën e zgjedhjeve, por Kushtetuta e Kosovës nuk krijon mundësi dhe alternativa tjera”, tha ndër të tjera Kurti.

Pak para nisjes së takimit Kurti i drejtoi një letër Presidentit Thaçi, ku sipas letrës aty do të diskutohet për kohën e përshtatshme për shpërndarjen e Kuvendit.

----- ----