Ballina Lajme nacionale Albin Kurti ndan gjysmën e rrogës për luftën kundër koronavirusit: Solidariteti është...

Albin Kurti ndan gjysmën e rrogës për luftën kundër koronavirusit: Solidariteti është detyrim!

32
SHPËRNDAJE

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur që gjysmën e rrogës së tij ta dhurojë për menaxhimin e pandemisë së COVID-19. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. Përmes një postimi në Facebook Kryeziu tha se  janë gjithsej 684.34 euro që Kurti do t’i dhurojë nga paga e tij.

“Në kohën kur sfida është e përbashkët ashtu sikurse edhe qëllimi, solidariteti ndaj njëri-tjetrit nuk është vetëm nevojë, por edhe detyrim”, thuhej në mesazhin e zëdhënësit.

Ndërkohë një tjetër person ka humbur jetën nga sëmundja, duke e çuar në 11 numrin e të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë. Të dyja viktimat e fundit ishin gra, që duket se kanë pasur edhe sëmundje të tjera.

-----