Ballina Lajme nacionale Albin Kurti merr drejtimin e Kosovës, reagojnë SHBA, Britania, Thaçi e Haradinaj

Albin Kurti merr drejtimin e Kosovës, reagojnë SHBA, Britania, Thaçi e Haradinaj

114
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Albin Kurti është zyrtarisht kryeministër i Kosovës. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mirëpriti votimin e sotëm në parlamentin e Kosovës për qeverinë e re të vendit.

“Duke uruar kabinetin e ri qeveritar, i ftoj të fillojnë sa më shpejt punën për përmbushjen e premtimeve të dhëna karshi qytetarëve, duke kompensuar ditët e humbura dhe vazhduar angazhimin institucional për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë. Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara të cilat mund të tejkalohen vetëm me punë, me përkushtim, me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri shtetërore”, shkroi presidenti Thaçi.

Ish kryeministri, Ramush Haradinaj, shkroi se “nga sot, Kosova ka hyrë në një fazë të re me krijimin e institucioneve. Votimi i Qeverisë së re nga ana e Parlamentit të Kosovës është lajm i mirë për gjithë qytetarët tanë. Uroj që ky konstalacion politik të arrij t’i çoj përpara proceset e rëndësishme për vendin. Në këto ditë, unë po qëndroj për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një agjendë që është caktuar shumë kohë më përpara dhe kësisoj pranim – dorëzimi i mandatit, formalisht do të bëhet nga ana e zëvendëskryeministrit të parë z. Behgjet Pacolli, të cilën procedurë tashmë e kam autorizuar”, shkroi ai.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett përgëzoi Kosovën për formimin e qeverisë.

“Mezi pres të punoj me të gjitha institucionet e Kosovës, partitë e tjera dhe palët e interesuara të shoqërisë civile për të forcuar drejtësinë dhe përparimin dhe për të ndihmuar Kosovën të vendosë marrëdhënie paqësore me fqinjët e saj”, shkroi ai në rrjetet sociale

Ambasadori britanik Nicholas Abbot, përgëzoi qeverinë e re dhe kryeministrin Albin Kurti.

“Ka një rrugë të vështirë përpara për administratën në ardhje dhe çështjet urgjente duhet të trajtohen, përfshirë buxhetin e shtetit për vitin 2020, vendimet e bllokuara administrative dhe sundimin e ligjit. Më 6 tetor, qytetarët e Kosovës votuan për ndryshim. Qeveria e re duhet të tregojë guxim dhe kreativitet në zbatimin e dëshirave të elektoratit dhe shpresat e të gjithë qytetarëve”, shkroi ai.

---- ----
----
-----
-----