Ballina Lajme nacionale Albin Kurti kundër lehtësimit të masave: Qeveria Koti rriti rastet me Covid-19

Albin Kurti kundër lehtësimit të masave: Qeveria Koti rriti rastet me Covid-19

47
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar pas protestës që zhvilloi në Prishtinë se qeveria e Abdullah Hotit është e pamundur të ecë përpara, pasi nuk i ka numrat dhe varet nga Lista Serbe.

----

Qëndrimi i Kurtit, u bë gjatë një interviste pasi Vetëvendosje ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese, vendimin për të votuar ndaj qeverisë “Hoti”, të një deputeti që është i dënuar me vendim të formës së prerë për mashtrim.

Albin Kurti  Ai në një intervistë për “KosovaPress”, ka theksuar se vendi ka nevojë për zgjedhje të reja pasi qeverinë aktuale e cilëson si qeveri “Koti” dhe të paligjshme.

“Kur ne themi se këtë qeverinë aktuale e konsiderojmë si qeveri Koti dhe të paligjshme ne kemi thënë krejt çka është e nevojshme të thuhet për këtë qeveri , çdo gjë tjetër mund të jetë veçse përsëritje, nuk e kanë as legjitimitetin as kredibilitetin. Kemi nevojë për zgjedhje të reja në mënyrë që të dalim me Kuvendin të ri dhe të kemi rikthim të qeverisjes së mirë e cila në këta katër muaj e ka ndalur edhe gjakderdhjen financiare e ka zvogëluar vetën, i ka ulur pagat vetvetes edhe e ka forcuar shtetin.

Por, për këtë gjë pas peticionit natyrisht duhet të vijë realizimi i këtij vullneti të qytetarëve për një freskim të legjitimitetin institucional. Tash qartazi janë duke e pritur Serbinë sepse ajo i ka zgjedhjet dhe do ketë edhe qeveri të re, sepse e kanë Serbinë brenda në mënyrë vendimmarrëse…

Qeveria Koti e ka edhe marrëveshjen me qeverinë serbe, edhe varet jo vetëm nga Lista Serbe por edhe nga secili deputet i Listës Serbe. Deputeti i Listës Serbe as për së afërmi nuk ka vendimmarrje në Listën Serbe sa ka vendimmarrje në qeverinë e Kosovës. Një deputet të Listës Serbe po ia hoqe kësaj qeveria kolapson ndonëse nuk mund të thuash se qëndron edhe ashtu”, tha ai.

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti teksa ka folur për menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe lehtësimin e masave nga qeveria Hoti.

Kurti thotë se çdo gjë që devijon nga qeverisja e tij sa i takon lehtësimit të masave në kohën kur kemi shtim të rasteve pozitive me COVID19 do jetë gabim.

“Qeveria Koti i ka të gjitha gjërat e trasuara nga qeveria jonë e re e mirë e cila për këto 4 muaj ka dëshmuar që mundet shumë më ndryshe dhe shumë më mirë. Çka do që devijojnë veçse gabojnë. Mirëpo, atyre u mungon edhe kredibiliteti edhe legjitimiteti, pra edhe po propozuan ndonjë gjë që është e hajrit, ata ose se implementojnë dot ose e deformojnë në implementim”, tha ai.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje e ka përshëndetur interpelancën për masën e reciprocitetit e kërkuar nga grupi parlamentar i partisë që ai e udhëheq.

Megjithatë e quan të pakuptim që një shtet i pavarur t’ia heq reciprocitetin Serbisë e cila ka sjellje armiqësore ndaj Kosovës.

----- ----