Ballina Lajme nacionale Albin Kurti ‘godet’ LDK-në: Ka frikë nga PDK-ja

Albin Kurti ‘godet’ LDK-në: Ka frikë nga PDK-ja

49
SHPËRNDAJE

Albin Kurti thumbon keq LDK-në, thotë se ka frikë nga PDK-ja.

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, ndërsa ka folur për mos arritjen e koalicionit me partinë e Isa Mustafës ka thënë se ky subjekt u frikësua nga PDK-ja.

“Jemi nda pa marrëveshje, nuk merrshin vet kur i thosha ta bëjmë koalicionin parazgjedhor. Kishin frikë nga PDK. Ne bashkë në qeveri, në ato ulëse në ballë të Kuvendit, ndërsa para nesh PDK aq shumë tmerrohen, sa më parë pranojnë me PDK qoftë në opozitë apo në pushtet. Shumë njerëz dyshojnë se LDK nuk e bëri parazgjedhorin nuk e bëjnë as paszgjedhorin”, ka thënë Kurti në T7.

Kreu i VV-së ka thënë nuk e përjashton mundësinë që deputet nga PDK, AAK e NISMA të votojnë qeverinë eventuale të udhëhequr nga ai.

Kurti ndërsa ka pohuar se nuk do të dëshironte të ketë në Kuvend një opozite ndaj tij sikur siç e ka bërë ai.

“Nuk do të dëshiroja ta kem Albinin përballë. Nuk do të ketë nevojë për një opozitë si VV sepse do të ketë qeverisje të mirë”, ka pohuar ai.

-----