Ballina Lajme nacionale Albin Kurti fiton zgjedhjet e 14 shkurtit, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë...

Albin Kurti fiton zgjedhjet e 14 shkurtit, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë i bën një vizitë

27
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
Albin Kurti fiton zgjedhjet e 14 shkurtit, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë i bën një vizitë

Mëngjesin e sotëm Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett zhvilloi një takim me Albin Kurtin, pas fitores së këtij të fundit.

Kosnett nuk ka treguar asnjë detaj në mediat për takimin që zhvilloi me kryeministrin Albin Kurti, ndërsa kujtojmë se ai e përgëzoi Kosovën për organizimin e zgjedhjeve të lira e demokratike duke thënë se Amerika qëndron krah shtetit më të ri.

Më 14 shkurt Kosova zhvilloi zgjedhjet parlamentare, ku Vetëvendosje fitoi bindshëm dhe LDK pësoi humbjen historike ku për pasojë, kreu i kësaj partie, Isa Mustafa, dha dorëheqjen.

Albin Kurti fiton zgjedhjet e 14 shkurtit, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë i bën një vizitë
Ornela Celpica

---- ----
----
----- ----
-----