Ballina Lajme Bota/Rajoni Albin Kurti del hapur kundër Trump-it: Shqiptarët të votojnë Joe Biden për...

Albin Kurti del hapur kundër Trump-it: Shqiptarët të votojnë Joe Biden për president

23
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur kundër presidentit Donald Trump, ndërsa i ka bërë thirrje shqiptarëve që të votohet Joe Biden si kryetar i ri i shtetit amerikan.

Përmes një videomesazhi në ‘Facebook’ Kurti pohoi se një votë për Biden, është një votë për të përforcuar vlerat e përbashkëta të drejtësisë, lirisë, vetëvendosjes dhe mundësive për të gjithë.

“Që nga vitet e 90-ta, Joe Biden është një mbështetës i palëkundur i shqiptarëve në Ballkan. Ishte ndër të parët që denoncoi fashizmin serb në epokën e Millosheviçit; që bëri thirrje për ndërhyrje amerikane në Bosnjë, dhe më pas në Kosovë, që kërkoi ndjekjen penale të kriminelëve serbë të luftës; dhe që mbështeti pavarësinë dhe njohjen e Republikës së Kosovës”, -ka thënë Kurti.

---- ----
----
----- ----
-----