Ballina Lajme Bota/Rajoni Alarmi, koronavirusi mund të prekë 60% të botës

Alarmi, koronavirusi mund të prekë 60% të botës

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Nëse nuk kontrollohet, epidemia e koronavirusit mund të përhapet e të prekë deri në 60% të popullsisë së botës, paralajmëron një epidemiolog i njohur në Hong Kong. Paralajmërimi I tij vjen në kohën kur OBSH-ja e pranoi se rastet e fundit të infektimeve mes personash, të cilët nuk e kane vizituar kurrë Kinën, mund të jenë vetëm maja e ajsbergut.

Profesor Gabriel Leung mendon se i gjithë problemi është të llogaritet saktësisht vala e përhapjes. Shume ekspertë ndajnë bindjen se çdo person i prekur nga koronavirusi mund të infektojë më e pakta 2,5 njerëz të tjerë. Niveli I tyre i “goditjes” siç e quajnë specialistët, është mjaft I lartë, 60 deri në 80%.

“ 60% e popullatës së botës është një numër mjaft I madh”, thotë profesori, “ dhe po të arrihet një shkallë e tillë infektimi, e sikur niveli të vdekshmërisë të jetë vetëm 1%, sërish do te kemi një numër të madh vdekjesh”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos lejojë që epidemia të dalë jashtë kontrollit. Bashkimi Europian paralajmëroi një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Shëndetësisë, që do të mbahet të enjten. Koronavirusi, i cili është shfaqur për herë të parë në fund të vitit të kaluar, në qytetin Wuhan të Kinës, shkakton infeksion të rëndë akut të frymëmarrjes dhe simptomat zakonisht fillojnë me ethe dhe kollë të thatë. Aktualisht nuk ka vaksinë për të.

---- ----
----
-----
-----