Ballina Lajme Bota/Rajoni Alarm për bombë në fabrikën e AstraZeneca, pakoja e dyshimtë ngre në...

Alarm për bombë në fabrikën e AstraZeneca, pakoja e dyshimtë ngre në këmbë policinë

39
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Lajmi i Fundit
Alarm për bombë në fabrikën e AstraZeneca, pakoja e dyshimtë ngre në këmbë policinë

Një njësi e asgjësimit të bombave i është përgjigjur një “incidenti” në Wrexham Industrial Estate. Fabrika e vaksinave Wockhardt në Mbretërinë e Bashkuar tha se u lajmërua këtë mëngjes për një “pako të dyshimtë” në vendin e saj në Uells. Firma konfirmoi se një evakuim i fabrikës është bërë ndërsa po kryhet një hetim.

Policia e Uellsit të Veriut dhe Trupa logjistike mbretërore janë në vend. Oficerë dhe personeli i shërbimit ushtarak janë gjithashtu në vendin e ngjarjes.

Një robot për çaktivizimin e bombave është aktivizuar dhe është fotografuar pranë një furgoni të përdorur nga ekipi i përgjigjes. Një kordon është vendosur në zonat përreth me makina policie që bllokojnë rrugët afër.

Pak pas orës 11:30, një dëshmitar që punon pranë fabrikës raportoi se dëgjoi një “shpërthim ose një zhurmë”. Deri tani nuk ka raportime për ndonjë lëndim.
Një zëdhënës i Policisë së Uellsit të Veriut tha: “Kemi të bëjmë me një operacion në vijim. Rrugët janë aktualisht të mbyllura dhe ne do t’i kërkojmë publikut të shmangë zonën deri në një njoftim tjetër.”

“Të gjithë autoritetet përkatëse u njoftuan menjëherë dhe u angazhuan.
AstraZeneca ka rënë dakord të furnizojë Mbretërinë e Bashkuar me 100 milionë doza të vaksinës, të zhvilluar nga shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit.

Alarm për bombë në fabrikën e AstraZeneca, pakoja e dyshimtë ngre në këmbë policinë
Jonida Dama

---- ----
----
----- ----
-----