Ballina Lajme nacionale Alarm në Kosovë/ 94 policë me probleme mendore, të gjithë ish-pjesëtarë të...

Alarm në Kosovë/ 94 policë me probleme mendore, të gjithë ish-pjesëtarë të UÇK

64
SHPËRNDAJE

Korrikun e 2018-tës, në mediat kosovare përcillej lajmi se në policinë e Kosovës kishte pjesëtarë me probleme të shëndetit mendor. Inspektorati Policor i Kosovës, IPK, identifikoi 94 efektivë të tillë dhe kërkoi pezullimin e tyre, cka u refuzua nga drejtoria e përgjithshme e PK-së.

Policët në fjalë ishin ish-pjesëtarë të UÇK-së me status të invalidit të luftës. IPK jepte këtë sqarim në mbështetje të kërkesës së saj: “Arsyeja e rekomandimit është për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore duke ju referuar dokumentacionit që kanë paraqitur pranë komisionit mjekësor të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Institutit të Psikiatrisë Ligjore.

Bazuar në dokumentacionin e tyre shëndetësor është dëshmuar se kanë probleme shëndetësore të natyrës psikike”, thuhej në deklaratën e saj.  Në polici të Kosovës janë gjithsej 148 pjesëtarë të cilët janë invalidë të luftës.

IPK paralajmëronte asokohe Policinë e Kosovës për rrezikun që mund të paraqesin këta pjesëtarë, sidomos duke pasur parasysh se janë të pajisur me armë zjarri.

-----