Ballina Lajme Bota/Rajoni Akuzoi autoritetet për manipulim të të dhënave për koronavirusin, kontrollohet banesa e...

Akuzoi autoritetet për manipulim të të dhënave për koronavirusin, kontrollohet banesa e shkencëtares

34
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Policia e Floridas ushtroi  një kontroll në banesën e shkencëtares, Rebekah Jones, e cila ka krijuar bazën zyrtare të të dhënave për koronavirusin në shtetin amerikan.

Zonja Jones shpesh herë kishte akuzuar Departamentin e Shëndetësisë se kishte manipuluar të dhënat e koronavirusit me qëllim për të zbutur masat kundër pandemisë.

Ajo postoi disa video në rrjetet sociale ku shihet policë të armatosur që hynë në banesën e saj dhe i konfiskuan telefonin dhe laptopin.

Në një njoftim zyrtar policia e Floridas deklaron se kontrolli erdhi si pasojë e një ndërhyrje në rrjetin e sistemit të emergjencës shëndetësore, gjë të cilën Jones e mohon në mënyrë kategorike.

Rebekah Jones u shkarkua nga detyra e saj në Departamentin e Shëndetësisë në muajin maj pas akuzave të ngritura ndaj autoriteteve dhe nga ajo kohë ka mbajtur të dhënat e saj në mënyrë të pavarur rreth shpërndarjes së virusit.

---- ----
----
-----
-----