Ballina Lajme nacionale Akuzohet për vrasjen e bashkëfshatarit të tij pak ditë më parë, arrestohet...

Akuzohet për vrasjen e bashkëfshatarit të tij pak ditë më parë, arrestohet 60-vjeçari në Mirditë

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
Akuzohet për vrasjen e bashkëfshatarit të tij pak ditë më parë, arrestohet 60-vjeçari në Mirditë

Policia ka arrestuar një 60-vjeçar, të akuzuar për vrasjen e Mark Deda 68-vjeç pak ditë më parë në fshatin Bungaj të Mirditës. Pas hetimeve, ka rezultuar se aksidenti ka qenë i qëllimshëm nga ana e  60-vjeçarit.

Mbi këtë të fundit është ngritur akuza e e vrasjes me dashje. Burimet tregojnë se autori dhe viktima kishin patur konflikte të vazhdueshme me njëri-tjetrin prej më shumë se 1 viti dhe për këtë ka qenë në dijeni edhe policia.

Duke e thelluar më shumë akuzën, mësohet se pak kohë më parë, i akuzuari bashkë me djalin e tij e kishin rrahur autorin e ngjarjes në banesën e tij dhe pas kësaj situatë konflikti mes tyre kishte agravuar edhe më tej. Trupi i viktimës u gjet në rrugën e fshatit Bungaj nga banorë të zonës të cilët njoftuan menjëherë policinë në lidhje me ngjarjen.

 

Hetimet kanë arritur në përfundimin se autori e ka goditur nga pas me makinë 68-vjeçarin dhe më pas është larguar, për t’u ndaluar nga policia pak orë pas ngjarjes. Fillimisht u dyshua për një aksident rrugor, por më pas u faktua se ngjarja kishte qenë e qëllimshme, kjo referuar dhe konflikteve të mëparshme që kishin patur autori dhe viktima.

 

Akuzohet për vrasjen e bashkëfshatarit të tij pak ditë më parë, arrestohet 60-vjeçari në Mirditë
Ornela Celpica

---- ----
----
----- ----
-----