Ballina Lajme nacionale Akuzat e Hagës, Rama e nisin takimin e parë me Limajn

Akuzat e Hagës, Rama e nisin takimin e parë me Limajn

11
SHPËRNDAJE

Takimin e parë në Kosovë, kryeministri Edi Rama e ka nisur me kryetarin e Partisë Nisma, Fatmir Limaj. Rama ka qenë i shoqëruar së bashku me Ministrinë e Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj dhe Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Ata janë pritur  nga Limaj dhe zyrtarë të tjerë në selinë e partisë Nisma. “Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrugëse speciale, që do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë, e cila praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur veç në epokat e sundimeve ideologjike a para tyre!”, shkroi Rama në “Twitter” përpara nisjes së takimeve.

🇦🇱🇽🇰NË PRISHTINË – Me Fatmir Limaj, Kryetarin e Nisma Social-Demokrate

Publiée par Edi Rama sur Lundi 29 juin 2020

Sipas agjendës më vonë do të takohet edhe me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën dhe atë të PDK-së, Kadri Veselin. Ndërkohë, në këtë agjendë janë përfshirë edhe takimet me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Avdullah Hoti dhe kryeparlamentaren, Vjosa Osmani.

Takimi me Thaçin është parashikuar për në ora 18:50, pak para fjalimit të presidentit lidhur me aktakuzën nga Prokurori Special në Hagë.