

Drejtori Ekzekutiv i Human Rights Watch, Kenneth Roth, deklaroi se në padurimin e saj për të mbështetur dikë që mund të arrinte një marrëveshje paqeje me Serbinë, administrata e Trumpit, mbështeti rrëzimin e qeverisë Kurti.
Duke shpërndarë një artikull të The Economist që flet për rrëzimin e qeverisë, ai ka shtuar se nga shumica u mendua se Kurti është shansi i vetëm që Kosova të shpëtojë nga liderët e korruptuar.
“Në padurimin e saj për ta mbështetur dikë që mund të arrinte një marrëveshje paqeje me Serbinë, administrata e Trumpit mbështeti rrëzimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të cilin shumica kanë menduar që është ‘i vetmi shans që ta shpëtojë vendin nga liderët e korruptuar dhe luftëtarët e së kaluarës’”, tha Roth.