Ballina Showbiz Aktorja shqiptare ndjen dhimbje të madhe:Lus Zotin te na mbrojë!.

Aktorja shqiptare ndjen dhimbje të madhe:Lus Zotin te na mbrojë!.

24
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Edhe artistët janë tronditur nga ngjarja në Shqipëri.

Goditja e Shqipërisë nga tërmeti 6.4 ballë ka bërë që të gjithë të solidarizohen me njëri-tjetri.

Shqipërisë të parët në ndihmë i ka dalur Kosova ndërsa nuk ka munguar ndihma as nga shtet fqinjë.

Aktorja e njohur nga Shqipëria, Jonida Vokshi ka shpërndarë një fotografi e cila ka pushtuar rrjetet sociale ku shihet ushtria e Kosovës që është nisur për të ofruar ndihmën e tyre për të prekurit nga tërmeti.

Sipër kësaj fotografie, aktorja ka shkruar se krahas situatës trishtuese është kjo foto që e ka emocionuar për shkak të gatishmërisë që Kosova ka për shtetin amë.

“Sa emocionuese kjo fotot ku Kosova niset të na jap ndihmën e saj për ketë situate kaq te trishtuar ne Shqipërinë tone te dashur. Nuk kam fjale ta përshkruaj dhimbjen për të gjithë viktimat dhe ata qe janë dëmtuar apo janë ende me shprese për te gjetur njerëzit e dashur shëndoshe e mirë! Le te bëhemi bashkë ne këtë dite, të ndihmojmë njeri tjetrin me gjithçka mundemi. Lus Zotin te na mbroje. E me kaq qofte i mbaruar i gjithë ky makth!”, ishte mbishkrimi që bërë Jonida.

---- ----
----
----- ----
-----