
Një nga aktoret që përflitet më së shumti për skandale është Lindsay Lohan. Biondja simpatike ka qenë shpesh në fokusin e mediave për shkak të gjesteve të saj dhe abuzimit me alkoolin e drogën.
Ajo disa herë është shtruar në qendra rehabilitimi, ndërsa kohë më parë i habiti të gjithë teksa doli në media dhe tha se i ishte përkushtuar besimit islam, madje me një kuran në dorë.
Por, s’ka kaluar shumë kohë dhe Lindsey i ka habitur të gjithë duke dalë krejt nudo.
Ajo ka postuar së fundmi në Instagram një foto ku i tregon të gjitha, duke shkruar: Jetë e shëndetshme!