Ballina Showbiz Aktori i famshëm u kap mat teksa puthej me të dashurën e...

Aktori i famshëm u kap mat teksa puthej me të dashurën e re, por çfarë mendon ish-bashkëshortja? (FOTO)

67
SHPËRNDAJE

Pasi kishin 10 vite të lidhur dhe vetëm tetë muaj të martuar, çifti i njohur i showbiz-it, vendos t’i jap fund marrëdhënies në mënyrë të papritur.

Është fjala për Milye Cyrus dhe Liam Hemsworth. Kur gjërat nuk po funksiononin mirë mes tyre, këngëtarja dhe aktori i famshëm, menjëherë shpallën divorcin dhe vendosën të marrin secili drejtime të ndryshme në jetë.

Prej disa muajsh, Miley është duke shijuar romancën e re me 22-vjeçarin, Cody Simpson, ndërsa Liam ka nisur lidhjen me modelen bukuroshe, Gabriella Brooks.

Ajo që ka publikuar më shumë foto nga jeta e saj private është Miley, por tashmë as Liam nuk po qëndron pas. Tashmë, ai ka nisur të dalë hapur me modelen, me të cilën kaloi edhe natën e ndërrimit të viteve.

Por çfarë mendon Miley për lidhjen e re të ish-bashkëshortit? Disa burime pranë këngëtares së famashme janë shprehur se për çudi, ajo nuk ka reaguar fare pas këtyre lajmeve dhe po shijon në maksimum lidhjen me Cody Simpson.

Burimi shton se këngëtarja e di që nuk ka më kthim me Liam, prandaj përpiqet t’i qëndrojë sa më larg.