Ballina Lajme nacionale Aktakuzat ndaj Zekës e Demaliajt, vjen reagimi i Ambasadorit Kosnett

Aktakuzat ndaj Zekës e Demaliajt, vjen reagimi i Ambasadorit Kosnett

24
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kossnet ka reaguar pas aktakuzave ndaj Milaim Zekës dhe Shkumbin Demaliajt.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka mirëpritur vendimin e djeshëm të Prokurorisë Themelore të Prishtinës për ngritjen e aktakuzës ndaj dy ish-deputetëve, Milaim Zekës e Shkumbin Demaliajt, si të dyshuar për kërcëni ndaj prokurorëve.

Ambasadori Kosnett ka thënë se është e papranueshme që në demokraci të kërcënohen ose të paralajmërohet hakmarrje ndaj sistemit gjyqësor, dëshmitarëve, prokurorëve, palës mbrojtëse, gjyqtarëve e policisë.

“Punë e mirë nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, për ngritjen e aktakuzave ndaj dy ish-deputetëve si të dyshuar për kërcënime ndaj prokurorëve. Kërcënimet apo hakmarrja ndaj kujtdo në sistemin gjyqësor, dëshmitarëve, prokurorëve, palës mbrojtëse, gjyqtarëve e policisë, është e pa pranushme në demokraci”, ka shkruar Kosnett.

Lajmin për ngritjen e këtyre aktakuzave e kishte konfirmuar dje për “Betimi për Drejtësi”, zyra për informim e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, përmes një përgjigje me shkrim.

---- ----
----
----- ----
-----