Ballina Lajme nacionale Aktakuzat/ Albin Kurti i del në mbrojtje Thaçit: Lufta e UÇK-së ishte...

Aktakuzat/ Albin Kurti i del në mbrojtje Thaçit: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë

181
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti  ka folur për mediat kosovare pas lajmit për aktakuzë nga Prokuroria Speciale për presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Kurti tha se kjo që po ndodh sot është pasojë e gabimeve që janë bërë më herët dhe se lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës është e drejtë.

“Nuk e di a është ashtu, por, e di që lufta e UÇK-së, është luftë e drejtë është luftë kundër një agresori dhe okupatori i cili kishte kryer gjenocid në vendin tonë dhe se luftëtarët e lirisë, veteranët e invalidët e UÇK-së edhe politikisht edhe historikisht janë në të drejtën e tyre”.

Kreu i VV-së, thotë se ngritja e aktakuzës për presidentin e dëmton reputacionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“S’do mend se kjo ngritje e aktakuzës e dëmton reputacionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe një takim i tillë nuk do të mund të ishte i dobishëm në rrethanat e tjera të krijuara. Unë besoj në pafajësinë e UÇK-së,” tha Kurti.

---- ----
-----