Ballina Lajme Bota/Rajoni Aksion shpëtimtar për nxjerrjen e 21 minatorëve kinezë

Aksion shpëtimtar për nxjerrjen e 21 minatorëve kinezë

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pekin, 11 prill – Ekipe shpëtimtare po tentojnë të nxjerrin 21 minatorë, të cilët janë bllokuar në minierë të thëngjillit në rajonin e Ksinxhiangit në pjesën verilindore të Kinës, pasi që vërshimi e ndërpreu energjinë elektrike nën tokë dhe e çrregulloi komunikimin, kumtuan mediumet shtetërore.

Incidenti ndodhi mbrëmë sipa kohës lokale në minierën për thëngjill Fenguan në rajonin Hutubi, përderisa punëtorët kryenin aktivitete për modernizim të objektit, kumtoi agjencia kineze e lajmeve Sinhua.

Sipas informative fillestare, tetë nga 29 minatorët të cilët ndodheshin në vendin e incidentit janë shpëtuar.

Ekipet shpëtimtare locuan 12 nga 21 minatorë të bllokuar, kumtoi CCTV, por nuk është e qartë nëse ata ndodhen në lokacion të njejtë.

Po bëhen tentime për pompim të ujit nga galeria e vërshuar dhe për furnizim me ajër në minierë. Po vendosen gypa, por pompimi po kryhet shumë vështirë, thekson CCTV.

Minierat kineze janë ndër më të rrezikuarat dhe më vdekjeprurëset në botë për shkak të shpërthimeve të shpeshta dhe rrjedhjes së gazit.

The post Aksion shpëtimtar për nxjerrjen e 21 minatorëve kinezë appeared first on KOHA.

---- ----
-----