Ballina Lajme nacionale Aksion i Policisë së Kosovës në Prishtinë, prangoset një person

Aksion i Policisë së Kosovës në Prishtinë, prangoset një person

106
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion sonte në Prishtinë.

Para pak çastesh ka përfunduar një aksion i policisë së Kosovës në lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Operacioni është kryer në rrugën “Muahrrem Fejza” aty ky para disa ditësh u vranë dy vetë dhe u plagosën dy të tjerë.

Automjete të shumta dhe njësite elite të policisë janë parë ne vendin ku po kryhej aksioni i cili ka rezultuar edhe me të prangosur.

Policia nuk ka bërë me dije nëse ky arrestim ka të bëjë me ngjarjen e para do dite që tronditi opinionin, ku për një pjesë trotuar u përdorën armët dhe iu mor jeta dy personave.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në rrugën Muharrem Fejza, Policia ka ndërmarrë një aksion dhe ka shoqëruar në stacion policor një person për armëmbajtje pa leje. Ndaj tij janë duke vazhduar procedurat konform ligjit”.

---- ----
----
----- ----
-----