Ballina Lajme nacionale Aksidentohet zëvendësministri në dëtyrë

Aksidentohet zëvendësministri në dëtyrë

52
SHPËRNDAJE

Izmi Zeka ka pësuar aksident trafiku gjatë ditës së enjte.

Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Izmi Zeka, gjatë ditës së sotme ka pësuar aksident.

Zeka për lajmi. net e ka konfirmuar këtë, duke thënë se nuk ka pësuar ndonjë lëndim.

“Po kam pësuar aksident. Fatmirësisht jam mirë”, ka thënë shkurt Zeka.

Në anën tjetër në medie u raportua se ky aksident ka ndodhur në qytetin e Gjilanit, përkatësisht në dalje të qytetit në afërsi të Stacionit të Autobusëve, rruga që të shpie për në Ferizaj.

-----