Ballina Lajme nacionale Aksidentohet këngëtari shqiptar, makina “Range Rover” përplaset me shtyllën (EMRI+DETAJE)

Aksidentohet këngëtari shqiptar, makina “Range Rover” përplaset me shtyllën (EMRI+DETAJE)

681
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme këngëtari shqiptar Ermal Fejzullahu ka pësuar një aksident me makinë në Prishtinë. Ishte ‘Prive’ ajo e cila ka bërë publike një foto nga vendngjarja aty ku shihet makina tip ‘Range Rover’ e përplasur me shtyllën e semaforit.

Këngëtari ishte i shoqëruar nga disa familjarë të tij dhe këtë e ka treguar përmes një videoje postuar në instastory aty ku shihet se dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Më tej ai ka falenderuar të gjithë personat që janë intersuar në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.

“Doja t’iu njoftoja se kam qenë pjesë e një aksidenti bashkë me disa anëtarë të familjes, të gjithë jemi shëndoshë e mirë dhe nuk është diçka për t’u bërë tragjike. Faleminderit që keni treguar shqetësim dhe kujdes shumë të veçantë”, shprehet Ermali.

----- ----- ----- -----