Ballina Lajme nacionale Aksidentohen tre vetura në rrugën Gjilan –Prishtinë, ka të lënduar

Aksidentohen tre vetura në rrugën Gjilan –Prishtinë, ka të lënduar

49
SHPËRNDAJE

Aksident në rrugën Gjilan – Prishtinë.

Një aksident trafiku ka ndodhur të shtunën në rrugën Gjilan – Prishtinë, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona

Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës, ku të përfshira në aksident kanë qenë tri automjete të udhëtarëve, me targa vendore.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, janë lënduar edhe tre persona.

Të lënduarit pas trajtimit mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjilan, janë liruar për në shtëpi.

-----