Ballina Lajme nacionale Aksidentohen dy vetura në Deçan, ka edhe të lënduar

Aksidentohen dy vetura në Deçan, ka edhe të lënduar

38
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Dy vetura janë aksidentuar para pak orëve në Deçan.

Një aksident ka ndodhur në fshatin Prilep të Deçanit rreth orës 21:00, ku dy si rezultat i ndeshjes mes dy veturave, dy persona janë lënduar.

Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Pejë – Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar Xhevat Ibraj nga Policia e Kosovës.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes, ku si rezultat i aksidentit dy persona kanë marrë lëndime trupore të cilët më pas janë shoqëruar në qendër mjekësore. Personat janë jashtë rrezikut për jetë”, ka konfirmuar Ibraj.

Tutje, Ibraj tha se prokurori është njoftuar për aksidentin dhe njësitet e rendit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

---- ----
----
-----
-----