Ballina Lajme Bota/Rajoni Aksidenti i frikshëm/ Treni merr 500 metra zvarrë kamionin, por ndodh mrekullia...

Aksidenti i frikshëm/ Treni merr 500 metra zvarrë kamionin, por ndodh mrekullia (FOTO)

263
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Në një video të bërë publike nga mediat e huaja shihet një shofer ka arritur të shpëtojë mrekullisht pasi u godit nga një tren i shpejtësisë së lartë.

Ngjarja ka ndodhur në Afyon të Turqisë. Kamioni që po transportonte bukë shihet duke kaluar kalimin nën nivel (e thënë ndryshe shinat e trenit) edhe pse trau ishte ende i ulur, në ato moment shfaqet treni që e godet fuqishëm dhe e zhvendos makinën rreth 500 metra më tutje.

Shoferi i identifikuar si Ugur Cankaya, arriti të shpëtojë mrekullisht nga përplasja. Ai u dërgua në spital me lëndime por fatmirësisht nuk ndodhet në rrezik për jetën shkruan The Sun.

Aksidenti detyroi linjën hekurudhore Konya-Afyonkarahisar të mbyllë shërbimet për qytetarët për rreth dy orë.

---- ----
----
-----
-----