Ballina Lajme nacionale Aksidentet e shumta, Policia e Kosovës ka një kërkesë

Aksidentet e shumta, Policia e Kosovës ka një kërkesë

26
SHPËRNDAJE

Numri i aksidentve është shtuar shumë kohëve të fundit.

Policia e Kosovës, vazhdon me shtimin e masave policore për të rritur sigurinë në trafik, përmes zbatimit të lanit operativ i cili parasheh aktivitete të shtuara të llojeve të ndryshme me qëllim që të parandalohen aksidentet në trafik dhe të rritet siguria.

Duke e parë shtimin e automjeteve përgjatë sezonës verore e po ashtu qarkullimin e tyre të shtuar në prag të festës së Kurban Bajramit, Policia e Kosovës KERKON dhe njëherit APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor dhe të ju përshtaten kushteve dhe rrethanave të trafikut, me qëllim të evitimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në trafik.

Policia e Kosovës, uron që kjo festë të kaloj në mënyrë të qetë dhe pa aksidente në trafik, në të kundërtën do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi.

-----