Ballina Lajme nacionale Aksidente të shumta, në Pejë gjashtë të lënduar

Aksidente të shumta, në Pejë gjashtë të lënduar

6
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Sot ka pasur shumë aksidente në vendin tonë.

Sot në orët e mesditës në fshatin Zllopek, komuna Pejë, ka ndodhur një aksident në komunikacionin rrugor, ku mbetën të lënduar 6 persona.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

Ai tha se në aksident ishin të përfshira tri makina udhëtarësh.

Njesitet relevante të Policisë kanë dalë në vendngjarje, dhe të lënduarve i’u është ofruar ndihma mjekesore, dhe janë transferuar në spitalin rajonal në Pejë.

Poashtu edhe në rrugën tek vendi i quajtur ‘Dudesh’ në rrugën që shpie nga fshati Novosellë në drejtim të fshatit Vrellë, janë aksidentuar tri automjete dhe lëndime kanë pësuar 3 persona. Edhe në këtë rast Policia ka vepruar si më lartë

---- ----
-----