Ballina Lajme nacionale Aksident zinxhiror në Gllarevë

Aksident zinxhiror në Gllarevë

15
SHPËRNDAJE

Aksidentet janë shtuar shumë kohëve të fundit.

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në Gllarevë të Klinës, raporton Indeksonline.

Në aksidentin zinxhiror janë përfshirë pesë automjete ndërsa nuk është raportuar ende persona të lënduar.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme në të gjitha automjetet ndërsa policia rrugore ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me procedurat.

-----