Ballina Lajme nacionale Aksident trafiku të kazerma ‘Adem Jashari’, ka edhe të lënduar

Aksident trafiku të kazerma ‘Adem Jashari’, ka edhe të lënduar

21
SHPËRNDAJE

Një person është lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot në afërsi të kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë.

Në aksident kanë qenë të përshirë tri automjete. Rasti është konfirmuar nga policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë se Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 8:00 dhe kanë qenë të përfshira tri automjete.

“Rreth orës 08:00 në afërsi të kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se me rastin po merret njësiti i trafikut.