Ballina Lajme nacionale Aksident tjetër në afëri të Pejës, ka të lënduar

Aksident tjetër në afëri të Pejës, ka të lënduar

18
SHPËRNDAJE

Është rritur shumë numri i aksidenteve në vendin tonë.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit sipas raportit të Policisë së Kosovës, kanë ndodhur 54 sosh.

Derisa në orët e para të mëngjesit të sotëm patëm edhe një viktimë në Merdare, tre persona të tjerë në mesditë sot mbetën të lënduar në magjistralen Prishtinë – Gjilan.

E një aksident si pasojë e mos kujdesisë, ka ndodhur çaste më parë edhe në afërsi të Pejës, saktësisht në fshatin Leshan.

Një dëshmitar i ka thënë Indeksonline se nga ky aksident ku shihen se janë përplasur dy vetura, ka edhe të lënduar.

Ndërsa, në vendin e ngjarjes shihen edhe njësitet e policisë.

-----