Ballina Lajme nacionale Aksident në Podujevë, ka të lënduar

Aksident në Podujevë, ka të lënduar

22
SHPËRNDAJE

Numri i aksidenteve është shtuar shumë kohëve të fundit.

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 18:00 të ditës së sotme në fshatin Peran të Podujevës.

Indeksonline mëson se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, një golf 2 dhe një mercedes.

Ndërsa si pasojë, dy persona kanë përfunduar të lënduar.

Ndryshe, numri i aksidente të trafikut në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësues.

Si pasojë e pakujdesisë gjatë ngasjes, janë shënuar edhe viktima, veçmas gjatë sezonit të verës.

-----