Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Milot-Rrëshen, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Skuraj”, ku mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Gj.N., është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin M.Sh. “Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime duke gjetur vdekjen shtetasja D.N.,70 vjeçe, e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip “Benz”,me drejtues shtetasin Gj.N.”
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke e hetuar rastin./Oranews
The post Aksident në Lezhë, raportohet për një viktimë appeared first on RTV21.