Ballina Lajme nacionale Aksident mes kamionit dhe veturës, vdes një person

Aksident mes kamionit dhe veturës, vdes një person

28
SHPËRNDAJE

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Malishevë – Rahovec ku një person ka vdekur.

Shoferi i veturës nga mospërshtatja e shpejtësisë në kthesë ka humbur kontrollin dhe ka goditur një kamion në anën e kundërt të rrugës.

Viktima nuk ka mundur t’i mbijeton plagëve dhe ka vdekur në vendin e ngjarjes në fshatin Astrazup.

Rastin për Gazeta Metro e ka konfirmuar Albin Sahatqija, shef i trafikut rajonal në Gjakovë.

“Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orën 06:30 në rrugën Malishevë – Rahovec, më sakt në fshatin Astrazup në mes një automjeti dhe kamioni. Deri te aksidenti ka ardhë si pasojë e mos përshtatjes së drejtuesit së automjetit dhe si pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë, i cili dyshohet edhe që është shkaktar i aksidentin. Viktima e ka humb kontrollin dhe është përplas me kamion”., ka thënë Sahtqija përmes telefonit për Metron.

Trupi i viktimës iu është liruar familjes pas ekzaminimit të prokurorit në vendin e ngjarjes.