Aksident mes dy veturave në magjistralen Prishtinë–Gjilan, policia dhe ambulanca në vendin e ngjarjes

Një aksident tjetër trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë–Gjilan, afër fshatit Bresalcë, ku janë përfshirë dy vetura.
Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, në vend kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës, ndërsa ambulanca ka mbërritur për të ofruar ndihmën e parë mjekësore. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo përmasat e dëmeve materiale.
Autoritetet po merren me rastin, ndërsa trafiku në këtë segment rrugor mund të jetë i ngadalësuar.