Ballina Lajme nacionale Aksident me tetë të lënduar në Orllan të Podujevës, një në gjendje...

Aksident me tetë të lënduar në Orllan të Podujevës, një në gjendje të rëndë

60
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ka ndodhur një aksident i rënde trafiku në fshatin Orllan të Podujevës si pasojë e të cilit janë lënduar tetë persona njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Rastin për lajmi e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se aksidenti ka ndodhur në orën 17:30.

Ahmeti po ashtu ka bërë të ditur se njëri nga tetë personat e lënduar është në gjendje më të rëndë.

Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një furgon.

Dyshimet e para janë se furgoni ka devijuar nga rruga dhe e ka goditur veturën e parkuar.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.

---- ---- ----
-----