Ballina Lajme nacionale Aksident me pesë të lënduar në Skenderaj

Aksident me pesë të lënduar në Skenderaj

24
SHPËRNDAJE

Aksident në Skenderaj, pesë persona të lënduar.

Pesë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 10:30 në Skënderaj.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahitit.

“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar sot rreth orës 10:30 në Skënderaj. Të përfshirë në aksident kanë qenë dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësor në QKMF, Skënderaj”, ka thënë Zahiti.

Ata më pas janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

----- ----- ----- -----