Ballina Lajme nacionale Aksident i rëndë trafiku, një i vdekur e një i lënduar

Aksident i rëndë trafiku, një i vdekur e një i lënduar

25
SHPËRNDAJE

Në magjistralen Prishtinë-Pejë, me konkretisht në Komoran ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku me fatalitet.

Si pasojë, një person ka ndërruar jetë, teksa dy të tjerë janë lënduar.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira pesë vetura.

” Një aksident ka ndodhur rreth orës 11:15 në fshatin Komoran. Nga ky aksident një person e ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar. Në aksident kanë qenë të përfshira pesë vetura “, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës në për shkak të numrit të madh të aksidenteve bën apel tek te gjithë drejtuesit e automjeteve, që për shkak të ndërrimit të kushteve atmosferike të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve, dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes.

-----