Ballina Lajme nacionale Aksident i rëndë të Ferizaj, publikohen pamjet

Aksident i rëndë të Ferizaj, publikohen pamjet

48
SHPËRNDAJE

Aksident me të lënduar në Ferizaj.

Një aksident trafiku ndërmjet tri veturave ka ndodhur sot në fshatin Sojevë të komunës së Ferizajt.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Mehmetali Hajdini në një prononcim ka thënë se në këtë aksident tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Një aksident ka ndodhur rreth orës 07:00 në fshatin Sojevë komuna e Ferizajt. Në aksident janë të përfshira tri automjete civile, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Nuk kemi informacione që kanë lëndime të rënda, janë në emergjencën e Ferizajt”, ka thënë ai.

Sipas tij, shkak i aksidentit është mospërshtatja e shpejtësisë apo tejkalim i pasigurt.

-----