Ballina Lajme nacionale Aksident i rëndë në Skenderaj, lëndohen nëntë persona

Aksident i rëndë në Skenderaj, lëndohen nëntë persona

28
SHPËRNDAJE

Aksidentet janë shtuar shumë kohëve të fundit.

Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar sot rreth orës 17:00 në Skënderaj. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës.

“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar sot rreth orës 17:00, aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin në një rrugë në Skënderaj” tha ai.

Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura civile ki si pasojë nëntë persona kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare në Skënderaj, e më pas në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

“Të përfshira tri vetura civile ku si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar nëntë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në QKMF ne Skënderaj, më pas janë dërguar për në Spitalin Rajonal në Mitrovicë” tha Zahiti

-----