Ballina Lajme nacionale Aksident i rëndë në Shqipëri, dy kosovarë në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Shqipëri, dy kosovarë në gjendje të rëndë

43
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Aksidentet po marri shumë jetë njerzish.

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në Lezhë. Mësohet se një makinë mjeti tip Benz me drejtues shtetasin N.M është përplasur me një motor.

----

Për pasojë dy persona nga Kosova kanë mbetur të dëmtuar, ndërsa mësohet se janë në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur si kryqëzimi i Blinishtit të Lezhë.

Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Në autostradën Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur “Kryqezimi i Blinishtit” mjeti tip Benz me drejtues shtetasin N.M., banues në Shkodër është përplasur me mjetin motorr tip BMW me drejtues shtetasin I.S., banues në Prizren.

Si pasojë e përplasjes, ka marrë dëmtime shtetasja S.S.,banuese në Prizren, që ndodhej si pasagjere në mjetin motor me drejtues I.S. e cila është transportuar në spitalin Rajonal në Lezhë, ku ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

----- ----