Ballina Lajme nacionale Aksident i rëndë në rrugën Gjilan-Ferizaj, humbin jetën dy persona

Aksident i rëndë në rrugën Gjilan-Ferizaj, humbin jetën dy persona

74
SHPËRNDAJE

Dy persona kanë humbur jetën ne aksident.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e vona të së premtes në rrugën Gjilan-Ferizaj, përkatësisht në fshatin Budrigë. Policia ka konfirmuar se dy persona kanë ndërruar jetë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Mund ta konfirmojmë se ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku. Dy persona kanë humbur jetën ndërkaq dy të tjerë kanë mbetur të lënduar”, ka thënë Hashani për Express.

Hashani ka bërë të ditur se trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.