Ballina Lajme nacionale Aksident i rëndë në Prizren, motoristi pëson lëndime të rënda trupore

Aksident i rëndë në Prizren, motoristi pëson lëndime të rënda trupore

12
SHPËRNDAJE

Aksidentet janë shtuar shumë kohëve të fundit.

Në këtë aksident janë përfshirë një automjet me targa të huaja dhe një motoçiklistë, njofton Klan Kosova.

Nga ky aksident lëndime të rënda ka pësuar motoçiklisti.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë nga Prizreni, Vesel Gashi.

“Në këtë aksident janë përfshirë një automjet me targa të huaja dhe një motoçikletë, deri tek aksidenti ka ardhur nga mosrespektimi i shenjave – mos dhënia e përparësisë njëri-tjetrit”.

“Motoristi ka pësuar lëndime të rënda trupore edhe është duke u trajtuar në spitalin rajonal të Prizrenit”, deklaroi Gashi.

Ekipet përkatëse janë në vendin e ngjarjes duke e hetuar rastin.

-----