Ballina Lajme nacionale Aksident i rëndë në Prishtinë-Pejë, ka të lënduar

Aksident i rëndë në Prishtinë-Pejë, ka të lënduar

9
SHPËRNDAJE

Aksidentet janë shtuar shumë ditëve të fundit.

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë, ku si pasojë e kësaj kanë mbetur të lënduar katër persona, shkruan Gazeta Express

Rasti ka ndodhur mesditën e sotme në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në vendin e njohur “te ura e Klinës”.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibra, ka thënë për Gazetën Express se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar katër persona.

“Aksidenti ka ndodhur sot pas orës 13:00. Në aksident janë përfshirë dy automjete, një kamionetë dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit fillimisht janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë e më pas në emergjencën e spitalit të Pejës”, ka thënë Ibra./

-----