Ballina Lajme nacionale Aksident i rëndë në Podujevë, ka të lënduar

Aksident i rëndë në Podujevë, ka të lënduar

6
SHPËRNDAJE

Aksident i rëndë në Podujevë.

Sot rreth orës 13:00 është vetëaksidentuar një veturë në Shajkoc të Podujevës, ku si pasojë lëndime trupore kanë marrë dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Bajram Krasniqi.

“Sot rreth orës 13:00 ka ndodhur një vetaksident në fshatin Shajkoc të Podujevës. Shoferi ka humbur kontrollin mbi veturë kështu ka arritur të dalë nga rruga, transmeton Klan Kosova. Si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë marrë lëndime trupore”.