Ballina Lajme nacionale Aksident i rëndë në Pejë, mbesin të lënduar katër persona

Aksident i rëndë në Pejë, mbesin të lënduar katër persona

35
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në hyrje të Pejës.

Si pasojë e tij të lënduar kanë mbetur katër persona.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Pejës, Xhevat Ibraj.

Ai ka thënë se në këtë aksident kanë mbetur të lënduar katër persona por që nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre.

“Ka ndodhur një aksident mes dy makinave, katër persona janë të lënduar”, ka thënë shkurtimisht Ibraj.

Kujtojmë, se si pasojë e një aksidentit të trafikut gjatë ditës së sotme në rrugën Prishtinë-Ferizaj mbeti i vdekur një person.

-----