Ballina Lajme nacionale Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, ka të lënduar

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, ka të lënduar

11
SHPËRNDAJE

Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë ku për pasojë tre persona janë lënduar.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:40 në zonën e Vushtrrisë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, në aksident janë përfshirë dy vetura civile dhe për pasojë tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme kanë ndodhur edhe dy aksidente të tjera në Kosovë.

Njëri në Klinë, ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime serioze, dhe tjetri në Pejë, ku e lënduar rëndë ka mbetur një femër.

-----